
E gjithë bota është prekur nga vdekja e një nga aktorëve më të mirë të të gjitha kohëve. Të gjithë, duke nisur nga Shtëpia e Bardhë e deri tek bashkëpunëtorët e tij kinematografikë, kanë dashur të përshëndesin Robin Williams, duke shkruar një mesazh për të në rrjetet sociale. Lista zgjatet minutë pas minute.
Matt Damon– Deklarata e dhënë në të përditshmen “Indipendent”. “Robin ka sjellë shumë gëzim në jetën time dhe do ta marr këtë gëzim me vete kudo që të shkoj, gjatë gjithë jetës. Ishte një burrë i mrekullueshëm. Kam pasur fatin ta njoh dhe nuk do të mundem kurrë, asnjëherë, ta harroj atë njeri”.
Ben Affleck– “Jam pa fjalë. Faleminderit shef, për miqësinë tënde dhe për të gjitha që më ke dhënë. Robin mbartte shumë dashuri brenda vetes. Ai ka bërë shumë për shumë persona. Ka bërë realitet ëndrrat e mia dhe të Matt Damon. Çfarë mund t’i them një personi që bën shumë për të tjerët? U prefsh në paqe mik!”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





