
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë nën dominimin e kthjellimeve por duke ju afruar mesditës do të ketë grumbullim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke gjeneruar shira të karakterit lokal.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme zonat malore verilindore dhe juglindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit po ashtu edhe në vlerat maksimale do të ketë një rënie të temperaturave. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë deri në 2 ballë.
Europa
Vendet e Europës veriore dhe veriperëndimore do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë dominuese. Po ashtu si pasojë e vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik në qendër të Europës do të bëjë që këto rajone të jenë nën dominimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit parashikohet për zonen e alpeve ku shirat do të jenë rrebeshe por afat-shkurtër. Ndërsa Europa jugperëndimore, rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të dominohen nga moti i kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





