Transmetuar më 14-08-2014, 13:11

Maksimumi dy gramë në ditë. Përndryshe kripa mund të shkaktojë sëmundje shumë të rënda, të cilat sipas një studimi të fundit mund të shkaktojnë vdekjen e 1 milion e 650 mijë personave çdo vit në botë, si pasojë e konsumit të tepërt.

Që të gjitha rastet e vdekjes, të shkaktuara nga sëmundje kardiovaskulare si infarkti. Është ky rezultati i një studimi anglez i drejtuar nga Dariush Mozaffarian, dhe i publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”.

Ekspertët analizuan sjelljen ushqimore të qytetarëve në 187 vende të ndryshme në botë, dhe analizat e tyre te urinës, ku u vu re një konsum mesatar rreth pesë gramë kripë në ditë.

Nga analizimi i të dhënave u vu re se një milion e 650 mijë njerëz në botë vdesin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, apo një infarkti, sëmundje që lidhen direkt me konsumin e tepërt të kripës në tavolinë.

Sipas studimit të Tufts University në Boston, viktima të tjera mund të shënohen edhe për shkak të sëmundjeve në veshka dhe tumori në stomak, si pasojë e konsumit të tepërt të kripës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit