Transmetuar më 14-08-2014, 11:54

Të shikonte Venezian. Ishte kjo ëndrra e një gruaje, e cila ishte e fiksuar pas bukurisë së qytetit italian.

Madje kjo ishte edhe dëshira e saj e fundit, të cilën ia shprehu të shoqit dhe ai i mundësoi udhëtimin. Ajo mbërriti në Itali, bashkë me djalin dhe të shoqin, dhe pasi shëtiti nëpër qytet, ndërroi jetë në hotel.

Gloria Da Rio, një grua 48 vjeçare nga Meksika e prekur nga tumori, realizoi kështu ëndrrën e saj për të vizituar Venezian.

Por si për ironi të fatit teksa ndodhej për të pushuar në hotel Crystal, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ndërroi jetë pranë të birit 25 vjeçar dhe bashkëshortit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit