Transmetuar më 14-08-2014, 10:35

Lezhë, 14 gusht 2014, NOA.al- Debatet me të fejuarin e kishin mërzitur aq shumë, sa që e çuan drejt fundit fatal.

Një vajzë 28 vjeçare me banim në fshatin Ungrej të Lezhës, në kushte të rënda depresioni është vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se babai i saj ka dëshmuar në polici se vajza e tij Gjelinë Margega ishte e fejuar dhe se kohëve të fundit kishte debatuar me të fejuarin e saj.

Sipas tij, dyshimi i vetëm është mërzia me të fejuarin gjë që e ka shtyrë 28 vjeçaren të vetëflijohet, duke thënë se e bija nuk ka pasur asnjë problem tjetër.

Ndërkohë një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Ishull, Lezhë, ku një 48 vjeçare me iniciale S.Gj., në kushte të rënda depresioni ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët e duarve, çka ka bërë që të dërgohet në spital.

Lidhur me këtë rast nuk dihen arsyet e një veprimi të tillë, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për hedhjen dritë mbi shkaqet e tentativës së vetëflijimit./k.k/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit