Transmetuar më 13-08-2014, 17:41

Çdokush ka nevojë për hapësirën e tij. Ju mund të mendoni se duhet të rrini 24 orë me partnerin tuaj, por kjo nuk është gjëja më e mirë për një çift. Ndaj mësoni të keni hapësirat tuaja dhe të respektoni ato të të tjerëve.

Periudha e trishtimit nuk zgjat shumë. Nëse kjo nuk ishte një lidhje e fortë dhe e konsoliduar, periudha në të cilën ju do të ndiheni e humbur dhe shumë e trishtuar do të zgjasë fare pak. Rutina do të bëhet pjesë e juaja dhe çdo gjë do të kalojë.

Personi që keni për krah nuk ju përket. Sot jetojmë në demokraci dhe nuk mund ta konsiderojmë partnerin/partneren, si pronë tonën. Gjithsecili është i aftë të zgjedhë atë që mendon se është më e mira për të.

Plotësoni veten tuaj. Askush nuk mund t’ju plotësojë. Ju duhet ta dini mirë se nuk ekziston asnjë person në botë që ju përmbush. Keni lindur vetëm dhe duhet të jeni tërësisht të kënaqur nga vetja juaj, pa u varur nga të tjerët.

Mësoni të ndaheni. Ndarjet, jo vetëm nga partneri/i dashuri/ e dashura janë të dhimbshme. Ka raste që na duhet të pësojmë ndarje edhe më dramatike, siç është ndarja me një person, i cili mund të jetë shumë i afërt me ju, por ka ndërruar jetë. Një ndarje e pësuar më parë, ju bën edhe më të fortë në një situatë të tillë./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit