Transmetuar më 13-08-2014, 15:57

Tiranë, 13 gusht 2014, NOA.al-  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim të tijin në rrjetin social Facebook shprehet se krimi dhe rrugaçët hanë e pinë në një tavolinë më kryeministrin.

“Krimi dhe rrugaçët hanë e pinë në një tavolinë me kryeministrin, ndajnë favoret dhe shtetin si plaçkë lufte me kryeministrin, janë futur në polici, administratë dhe Kuvend për hesap të kryeministrit dhe i bëjnë karshillëk ligjit, policisë dhe me raste edhe ortakut kryeministër.

Basha përfundon me shprehjen “kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit