Transmetuar më 13-08-2014, 14:37

Tiranë, 13 gusht 2014, NOA.al- Partia Demokratike deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, u përpoq të kompensonte mungesën e qeverisë, me një dalje mediatike propagandistike, për sukseset e mëdha me rendin dhe sigurinë.

Koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi deklaroi se gjatë kohës që numëruesi i parë i votave për Partinë Socialiste lexonte shifra që nuk e bindnin as atë vet, një lajm nga Shkodra ia hodhi poshtë të gjitha arritjet.

“Një polic u grabit, iu morën paratë dhe arma e shërbimit, pikërisht në kohën që numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, Didi, shpallte rezultatet e punës së tij. Dhe pak ditë më parë, një tjetër polic në Tiranë, u grabit dhe u çarmatos në mes të ditës. Grabitja dhe çarmatosja e policëve në mes të ditës, është treguesi real i gjëndjes së përkeqësuar të rendit, dhe rënies së autoritetit të Policisë së Shtetit, për shkak të politizimit të saj, dhe largimit masiv të profesionistëve”, u shpreh Bardhi.

Lidhur me këtë deklaratë të selisë blu, ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i cilësoi sulmet si shpifje.

“Sulmet e vazhdueshme plot shpifje e ofendime të SHQUP-it ndaj Policisë së Shtetit mbështetje morale për krimin e për rrugaçërinë. ‎Vaj medet PD”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit