
Shkodër, 13 gusht 2014, NOA.al- Dy persona të maskuar si policë kanë grabitur një argjendari në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen “Rus” ku autorët e saj kishin vendosur maska.
Siç raporton Noa.al, gjatë marrjes së argjendarive me vlerë është qëlluar edhe me armë, por pa shkaktuar të lënduar, ndërsa më tej autorët janë larguar me një motor.
Bëhet e ditur se kjo argjendari është grabitur edhe në vitin 2012, ku mbetën dy persona të plagosur.
Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në grabitje./a.y/noa.al/
Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen
Më 13. 08. 2014, në orën 13.30, shërbimet policore kanë marrë njoftim se në Lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër, është vjedhur dyqani “ArgjendariÇaku”, në pronësi të shtetasit B. Ç, 29 vjeç, banues në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga struktura për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe shërbimet e policisë të Komisariatit Shkodër janë marrë të gjitha masat policore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në argjendarinë e shtetasit B.Ç dhe kanë vjedhur disa sende flori dhe argjendi. Pas daljes nga argjendaria njëri prej autorëve ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Po nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se nuk patur persona të lënduar.
Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të parashikuara nga nenet 140 – 25 dhe 278/5 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





