Transmetuar më 13-08-2014, 13:43

Korçë, 13 gusht 2014, NOA.al- Një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë- Pogradec.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13.00 të mesditës së sotme në vendin e quajtur “Peshorja”, ku automjeti tip Mitsubishi me targa PG 66 46 B, me drejtues shtetasin E.T., është përplasur me automjetin tip Wolsvagen me targa AA 672 IF, me drejtuese 21 vjeçaren V.H..

Si pasojë e përplasjes 21 vjeçarja është dërguar për mjekim drjet Spitalit Ushtarak në kryeqytet, në gjendje kritike për jetën./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit