
Shkodër, 13 gusht 2014, NOA.al- Një 19 vjeçar nga komuna Bushat në Shkodër, po procedohet penalisht pas denoncimit të bërë ndaj tij.
I riu me iniciale K.Z., akuzohet se ka kryer marëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, në Plazhin e Velipojës në Shkodër.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se dyshohet se vajza e moshës 15 vjeçare, ka bërë denoncimin në polici, pasi prindërit i kanë zbuluar lidhjen që kishte me 19 vjeçarin.
Sipas bluve të Shkodrës thuhet se e mitura prej frikës se mos e rrihte i ati, i ka thënë se është përdhunuar prej tij, duke bërë që të bëhet denoncimi në polici.
Ndërkohë gjatë shoqërimit i riu ka thënë se nuk e njihte vajzën dhe se gjithçka është sajesë e saj, por mendohet se deklaratat e të rinjve bëhen vetëm për të fshehur lidhjen që ata kishin./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





