Transmetuar më 13-08-2014, 10:10

Trupi i një turisteje amerikane, Sheila Mack von Wese 62 vjeç, u zbulua brenda një valixheje në bagazhin e një taksie, para një hoteli luksoz në Bali të Indonezisë.

Policia arrestoi dy të dyshuar, vajzën e gruas 19 vjeç dhe të fejuarin e saj 21 vjeç, të cilët u ndaluan në një ishull tjetër, pasi kishin lënë hotelin disa orë më parë.

Trupi i Sheila Mack von Wiese u gjet brenda valixhes në taksinë që ndodhej në resortin Saint Regis në Nusa Dua.

Nga të dhënat e para të mjekut ligjor, në trupin e gruas janë gjetur plagë të shumta, ndërsa dyshohet se para se të vdiste ka luftuar duke tentuar të shpëtojë. Kamerat e sigurisë në resortin turistik kishin filmuar teksa 62 vjeçarja zihej me të fejuarin e vajzës, një natë para se të gjendej trupi i saj i pajetë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit