
Lezhë, 13 gusht 2014, NOA.al- Një adoleshent nga Lezha ka përfunduar në spital i plagosur me thikë. Si përgjegjës për këtë ngjarje u arrestua 49 vjeçari Bujar Berisha, banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë, sepse në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, pas një konflikti për motive banale, ka goditur disa herë me thikë, 18 vjeçarin Betelo Sh.,banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme për jetën dhe ndodhet në spitalin rajonal Lezhë.
Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vrasjes me dashje”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





