Transmetuar më 13-08-2014, 07:49

Maskat mund të reduktojnë ndjeshëm papastërtitë e fytyrës, duke i rikthyer shkëlqimin e duhur. Për një fytyrë të acaruar dhe me puçra ekziston një maskë natyrale e cila mund të përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë.
Për të përgatitur një të tillë, prisni një mollë në copa të holla dhe më tej shtypeni deri sa të bëhet në formë pureje. Më tej shtojini dy lugë mjaltë dhe përzjeheni mirë.
Pasi kjo masë të jetë bërë homogjene, aplikojeni në fytyrë dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo maskë duhet mbajtur në fytyrë për 15 minuta, ndërsa më tej duhet larë me ujë të bollshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





