Transmetuar më 12-08-2014, 17:11

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ka shijuar në maksimum këtë verë. Bashkë me djalin e saj Fernando i cili po shkon afro dy vjeç ajo ka vizituar shumë vende në plazhet e jugut për të ndalur së fundmi në Karaburun.

“Nice place Karaburun” (Vend i bukur Karaburuni), ka shkruar Çiljeta në fotografitë e sja të postuara në Instagram.

Në njërën prej tyre ajo është fotografuar vetëm nga mbas, ku dukeshin të pasmet e saj të bëshme, të cilat mbuloheshin fare pak nga një palë mbathje të bardha super të vogla.

Këto fotografi të sajat kanë marrë një sërë komentesh sa pozitive edhe negative, duke u cilësuar si tejet pikante.

Pas tyre ajo ka publikuar një fotografi të djalit Fernando, ku i vogli shkfaqej i ngrysur, ndërsa shkruante si replikë “Një përshëndetje nga boboku im për të gjitha ato komentueset e pa lumtura dhe dashakeqëse”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit