Transmetuar më 12-08-2014, 16:10

Baruch College në New York shumë shpejt do të presë një koncert të pazakontë. Në një spektakël të titulluar "90 and going strong" (90 dhe qëndrojnë të fortë), do të japin shfaqje tre të moshuar mbi 90 vjeç.

Trioja përbëhet nga pianisti Irving Fields 99 vjeç, fitues i një çmimi Emmy Award në 1994, muzikanti Fyvush Finkel dhe klarinetisti Sol Yaged, që të dy 91 vjeç.

“Më quajnë një 99 vjeçar të ri. Mosha është vetëm një numër. Po rilind sërish”, thotë Fields.

Fields ndër të tjera po punon për një dokumentar për karrierën e tij dhe ka shkruar një këngë në nder të Statujës së Lirisë, më titull “Ja zonja”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit