Transmetuar më 12-08-2014, 12:08

Fier, 12 gusht 2014, NOA.al –  Një makinë është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë është plagosur rëndë një pasagjer që udhëtonte në motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:20 në aksin rrugor Çermë- Divjakë, ku 49 vjeçari Nezir Nasufi, banues në Bishqukas, Divjakë, i cili drejtonte motoçikletën “YINXIANG” 110 CC, pa targa është përplasur me makinën tip “Benz” me targa AA 764 HX, që drejtohej nga 26 vjeçari A.L., banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i plagosur 46 vjeçari Sh. K., banues në Tërbuf, Lushnje, i cili udhëtonte si pasagjer në motoçikletë. Ai është transportuar për në spital, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit