
Delvinë, 11 gusht 2014, NOA.al – Një 23 vjeçar ka rënë me parashutë dhe ka pësuar fraktura të shumta në trup.
Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karahaxh të Delvinës, ku E. Thanasi, 32 vjeç, ka qenë duke fluturuar me parashutë, bashkë me disa shokë të tij.
Mendohet se ai ka pasur komplikacione me drejtimin e parashutës dhe është rrëzuar në tokë. Thanasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe më pas është dërguar për mjekim urgjent në spitalin e Janinës. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





