Transmetuar më 11-08-2014, 19:58

Hudhra konsiderohet si penicilina e streptomicina e të ngjashme me të. Studimet e kërkimet shkencore vërtetojnë se hudhra ka ndikim të mirë kundra mikrobeve që shkaktojnë qelbëzim të plagëve dhe mikrobeve nga të cilat përhapen shumë sëmundje helmuese e infektive.

Hudhra shërben për pastrimin e dezinfektimin e gojës, ndihmon në shërimin e bronkitit të fortë e të përkohshëm, ftohjes, astmës etj. Në spitalet ruse kanë përdorur avuj me hudhër për shërimin e plagëve.

Eksperimentet laboratorike tregojnë se po të grijmë me dhëmbë hudhrën nga 1-3 minuta është e mjaftueshme për të mbytur mikrobet e difterisë që gjenden tek bajamet, influencës e në rastet e dizenterisë.

Nëse hudhra hahet ose nuhatet me hundë shkon në gjak dhe trupi i njeriut e ruan ndikimin e tij kundra mikrobeve e viruseve për disa orë me radhë. Shkencëtarët rusë arritën të nxjerrin një lëndë nga hudhra për ta përdorur atë si antibiotik të cilën e quajtën me emrin Penicilina Ruse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit