
Tiranë, 11 gusht 2014, NOA.al – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se reforma në drejtësi kërkon transparencë dhe gjithëpërfshirje.
“Kthim kushtetues nga Presidenti i kapjes së paligjshme të Magjistraturës nga treshja Rama-Meta-Krimi në Kuvend. Reforma e drejtësisë kërkon gjithëpërfshirje, racionalitet kushtetues dhe transparence, jo kapje nga oligarkët e shartuar me krimin që vetëm drejtësi të reformuar nuk duan”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.
Ditën e sotme, Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





