
Kavajë, 11 gusht 2014, NOA.al – Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 3 persona, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi 4 ditë më parë në plazhin e Qerretit në Kavajë, ku një humbën jetën dy prindërit e një fëmije, i cili ishte duke rrezikuar të mbytej në det.
Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj mjekut Ibrahim M., infermierit Zylyftar B. dhe shoferit Adem V.. Ata akuzohen për mosdhënie ndihme.
Procedimi i tyre nga ana e policisë ka ndodhur 4 ditë pas ngjarjes ku humbën jetën bashkëshortët Sinan e Luljeta Shala, në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e tyre që rrezikonte të mbytej në det. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





