Transmetuar më 11-08-2014, 11:30

Ajo është e njohur për stilin e saj të egër dhe të çuditshëm në veshje. Dhe Lady Gaga vijon ta tregojë më së miri një gjë të tillë.

Në kuadër të turneut të saj botëror “ArtRAVE: The ARTPOP Ball”, ajo u ndal në Vankuver të Kanadasë në koncertin e radhës.

Për këtë rast 28 vjeçarja kishte zgjedhur një veshje vërtetë të veçantë, me mbathje të vogla me lule, të cilat i nxirrnin më shumë nga sa duhet nga të pasmet e saj si dhe me reçipeta me gure.

Më tej ajo ndërroi disa kostume, si ai i trupores të gjithë me gurë, e veshur si oktapod apo me fustan të bardhë.

Në të gjitha rastet me performancat e saj Lady Gaga e ndezi skenën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit