Transmetuar më 11-08-2014, 10:34

Vlorë, 11 gusht 2014, NOA.al- Uniformat blu në Vlorë në kuadër të aksionit kundër kanabis, kanë zbuluar dhe asgjësuar mbi 1700 rrënjë.

Operacioni u shtri në katër fshatra të ndryshëm ku u zbuluan dhe asgjësuan 1736 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bima narkotike u gjet në fshatrat Mërtiraj 997 rrenjë, Velçë 409 rrënjë dhe Vllahinë 330 rrënjë.

Lënda narkotike ishte mbjellë në një tokë në pronësi publike, dhe kishte lartësi deri në dy metër.

Lidhur me këto raste u bë dokumentimi ligjor dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit