Transmetuar më 11-08-2014, 09:00

Prishtinë, 11 gusht 2014, NOA.al- Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në shkallë kombëtare i cili ka zgjatur disa muaj dhe ka çuar në arrestiminn e 40 personave, të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).

Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni janë kontrolluar rreth 60 vende të ndryshme ku janë arrestuar 40 persona, nën dyshimin se kanë kryer “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Të ndaluarit janë L. R., 24 vjeç nga Prishtina; A. V., 23 vjeç nga Prishtina; Sh.D., 52 vjeç nga Prishtina; H. N., 26 vjeç nga Prishtina; B. K., 31 vjeç nga Prishtina; K. B., 28 vjec nga Prishtina; A. B., 27 vjeç nga Prishtina; V. K., 29 vjeç nga Prishtina; E. L., 20 vjeç nga Gjilani; F. R., 36 vjeç nga Gjilani; H. E., 43 vjeç nga Gjilani; B. S., 22 vjeç nga Gjilani; H. A., 20 vjeç nga Gjilani; K. R., 25 vjeç nga Gjilani; I . H., 21 vjeç nga Gjilani; B. H., 38 vjeç nga Ferizaj; F. D., 27 vjeç nga Ferizaj; Z. B., 30 vjeç nga Ferizaj; A. L., 32 vjeç nga Ferizaj; E. B., 36 vjeç nga Ferizaj; F. B., 31 vjeç nga Ferizaj; B.Sh., 32 vjeç nga Ferizaj; A. B., 27 vjeç nga Ferizaj; M. B., 26 vjeç nga Ferizaj; J.  B., 24 vjeç nga Ferizaj; I . M., 25 vjeç nga Ferizaj; S. H., 41 vjeç nga Prizreni; F. K., 32 vjeç nga Prizreni; I . R., 37 vjeç nga Prizreni; M.B., 30 vjeç nga Prizreni; K. B., 33 vjeç nga Prizreni; B. L., 36 vjeç nga Peja; B. I., 27 vjeç nga Peja; M. H., 53 vjeç nga Peja; B. K., 26 vjeç nga Peja; A. I., 36 vjeç nga Mitrovica; S. K., 39 vjeç nga Mitrovica; V. G., 31 vjeç nga Mitrovica; J. H., 39 vjeç nga Mitrovica; S.S., 33 vjeç nga Mitrovica.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen të ndaluarit, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Në vijim Policia e Kosovës njofton qytetarët për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.

Një pjesë e madhe e këtyre organizatave janë të shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe të njohura si të tilla edhe nga institucionet vendore, ndaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë lufte Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Ndërsa ky operacion vijon ende, gjatë tij janë shoqëruar edhe dy persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit