Transmetuar më 11-08-2014, 08:41

Nuk bëni dashuri rregullisht, asnjë mesazh ku thuhet “Të dua”, as gjeste të vogla eksituese… gjithçka në çift është kthyer e mërzitshme. Për të shpëtuar nga kjo situatë dhe për të mbajtur ndezur pasionin në çift ekzistojnë disa këshilla që mund t’iu bëjnë punë.

Çfarë iu tërhiqte në fillim– Kujtohuni se çfarë e tërhiqte partnerin tek ju në fillim. Mundohuni të përsërisni situata të tilla.

Tregohuni më të hapur– Tregohuni të ndershëm lidhur me dëshirat që keni, përfshi edhe ato në shtrat. Në këtë mënyrë do të realizoni fantazitë tuaja dhe do të kënaqeni më shumë.

Qëndroni në formë– Ka shumë rëndësi që të qëndroni në formë, të visheni bukur dhe të dukeni seksi. Nëse e lini veten shumë pas dore, atëherë do të ktheheni të mërzitshëm.

Bëj të mundur që të ndjejë mungesën– Mungesa dhe malli bën që zemra të bëhet më pasionante. Qëndro për një fundjavë me miqtë apo të afërmit, në mënyrë që partneri të kuptojë se sa i mungon.

Suprizoje– Herë pas here bëji dhurata, përgatiti pushime surprizë, organizo një piknik dhe githçka tjetër që prish rutinën.

Vazhdo të rritesh– Vazhdo të mësosh, të lexosh të përmirësohesh si person në sytë e partnerit. Në këtë mënyrë do të vlerësoheni më shumë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit