Transmetuar më 10-08-2014, 10:39

Lezhë, 10 gusht 2014, NOA.al- Një 31 vjeçare me banim në Ishull Shëngjin, të Lezhës po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Majlinda P., 31 vjeç, po procedohet pas kallzimit të bërë nga bashkëshorti A. P., dhe vjehrri i saj L. P.,  banues në Ishull Shengjin, se ndjehen të kërcënuar nga kjo shtetase dhe sipas tyre ju ka kërkuar të afërmve të saj, një armë për ta përdorur ndaj tyre.

“Do të na vrasë me armë. Mësuam që ka kërkuar armë te familjarët e saj për të na vrarë”, janë shprehur në polici babë e bir.

Mësohet se prej disa kohësh 31 vjeçarja kishte konflikte të herë pas hershme me bashkëshortin dhe vjehrrin.

Dy familjarët e të resë kishin marrë informacion se nusja kishte kërkuar armë me synim për ti vrarë. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë detajet e mundshme./k.k/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit