Transmetuar më 10-08-2014, 10:22

Vlorë, 10 gusht 2014, NOA.al- 1811 bimë narkotike e llojit kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Vlorës.

Në fshatin Treblovë janë zbuluar dhe asgjësuar 320 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në dy vende të ndryshme.

Në fshatin Gërnec janë zbuluar dhe asgjësuar 92 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa; Në fshatin Mallkeq të komunës Vllahinë janë zbuluar dhe asgjësuar 69 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Në fshatrat Kocul dhe Armen u zbuluan e asgjësuan 1330 rrënjë bime narkotike kanabis sativa.

Në të gjitha rastet lënda narkotike ishte kultivuar në tokë publike. Nga ana e uniformave blu u bë dokumentimi ligjor dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit