Transmetuar më 10-08-2014, 08:55

Një aksident ajror ka ndodhur në Iran, ku një avion linje u përplas në rrethinat e aeroportit të Teheran.

Mjeti fluturues i Sepahan Airlines, ishte ngritur prej pak minutash dhe ishte drejtuar për në Tabas. Sipas mediave vendase, nga përplasja kanë gjetur vdekjen të gjithë pasagjerët, rreth 50 persona.

Mësohet se avioni i rrëzuar një Iran-141, ishte me përmasa të vogla dhe përdorej për udhëtime brenda rajonit.

Nuk dihen ende shkaqet e një aksidenti të tillë, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë të mbijetuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit