


Tiranë, 29 gusht 2014, NOA.al-Universiteti “Vitrina” në një deklaratë zyrtare deklaroi se është në dijeni të qasjes reflektuese dhe verifikuese që institucionet më të larta shtetërore janë duke i bërë padrejtësisë që i është shkaktuar Universitetit “Vitrina” nga Komisioni i Jakobinëve dhe “Doktoresha” e Sëmurë Rëndë Ligjërisht.
Në qëndrimin e “Vitrina” thuhet se ditën e djeshme ka nisur edhe një proces ballafaqimi dhe dialogimi me Ministrinë e Arsimit nëpërmjet një takimi në Ministrinë e Arsimit me Ministren Znj. Lindita Nikolla si dhe një përfaqesie të Universitetit “Vitrina”, të kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Pirro Cipa.
“Ky takim ballafaques, sqarues, verifikues dhe dialogues është kërkuar në mënyrë të posaçme nga Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. Që në fillim ne e kemi shprehur qasjen tonë për bashkëpunim dhe dialogim në mënyrë të dobishme me Qeverine e Republikës së Shqipërisë ashtu sikurse me fakte të bëra publike e kemi shprehur përkushtimin tonë për Drejtësi dhe për të Vërtetën e “Vitrinës”, thuhet në qëndrimin e Universitetit “Vitrina”.
9 gusht 2014/ Universiteti “Vitrina”: Bomba e “turpit” për drejtoren e “Ligjshme” në Ministrinë e Arsimit
Universiteti “Vitrina” ka publikuar një dokument, të cilin e ka cilësuar si bomba e “Turpit” të Ejona Isufaj, Drejtore e “Ligjshme" në Ministrine e Arsimit.
“Kontrate Shkembimi apo kleringu, mes Babait të Ejona Isufaj, z. Bashkim Isufaj dhe Universitetit “Vitrina”, që konsiston në shkëmbimin e pajisjeve dentare dhe mjeteve didaktike laboratorike me tre bursa studimi. Si nuk ka turp Ejona Isufaj per babain e saj Z. Bashkim Isufaj, si dhe për veten e saj, sepse ajo ka qenë jo vetem në dijeni, por ka qenë edhe promotore e ketij bashkepunimi me shkëmbim?”, thuhet në qëndrimin e këtij Universiteti.
Më tej ngrihet pyetja se si ka mundesi që e ka promovuar dhe e ka lejuar këtë paligjshmëri, tek familja e vet, Drejtorja e “Ligjshme” e Ministrisë së Arsimit?/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





