

Një maskë shumë e mirë dhe që përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë për qetësimin e fytyrës me puçra, mund të përgatitet duke përdorur luleshtrydhe dhe kos natyral.
Luleshtrydhet duhen shtypur mirë deri sa të bëhen si masë kremoze dhe më tej duhet shtuar kosi. Kjo masë pasi të jetë bërë homogjene duhet aplikuar në fytyrë, ku duhet mbajtur për 15 minuta.
Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe të bollshëm. E njëjta mënyrë mund të përdoret duke zëvendësuar luleshtrydhet me kastravecin, ku e gjithë procedura është po njëlloj.
Një maskë e tillë këshillohet të përdoret rregullisht dy herë në javë në fazën fillestare dhe kur fytyra është e acaruar, ndërsa më tej reduktojeni përdorimin e kësaj maske në një herë në javë ose në dhjetë ditë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





