


Mbretëresha e Spanjës Letizia Ortiz po shihet gjithnjë e më e dobët. Fotografitë që gjeni bashkëngjitur, ku ajo shihet në krah të të shoqit Felipe e tregojnë dukshëm të dobësuar.
Këto fotografi janë realizuar gjatë një pritje të autoriteteve në ishujt Baleari në pallatin Almudaina, të Palma de Maiorca.
Letizia Ortiz Rocasolano është një ish gazetare, e cila u lidh me Princin Felipe në vitin 2003.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, para 10 vitesh. Tashmë, 42 vjeçarja, prej ulje-ngritjeve që ka pasur marrëdhënia e saj me Felipe, duket se ka pësuar luhatje të ndjeshme në peshë, gjë që është theksuar edhe pas angazhimit me detyrën e re të Mbretëreshës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





