Transmetuar më 09-08-2014, 17:08

Laç, 9 gusht 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në punë në qytetin e Laçit. Arjan Prenga një punëtor ndërtimi, është rrëzuar nga pallati ku punonte duke përfunduar përtokë.

Si pasojë e lartësisë së madhe Prenga ka pësuar dëmtime të shumta, duke u dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Mësohet se gjendja e të dëmtuarit paraqitet e rëndë, ndërsa nuk dihet ecuria e mëtejshme e shëndetit të tij./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit