Transmetuar më 09-08-2014, 16:44

Mund të flitet padyshim për një peshkim të mrekullueshëm, ai i realizuar në San Diego të California.

Armando Castillo, Joe Ludlow dhe Travis Savala, tre peshkatarë në bordin e një peshkarexhe Excel, arritën të kapnin në të njëjtën ditë, tre ekzemplarë të ndryshëm të peshkut mbret, një prej më të rrallëve në planet.

Krahas peshqve të tjerë ata arritën të kapin edhe peshqit e veçantë që shikoni në fotografitë bashkëngjitur. Thuhet se ky është peshkimi më i mirë i realizuar gjatë viteve të fundit në ato brigje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit