Transmetuar më 09-08-2014, 13:57

Tiranë, NOA.al -Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, kthjellimet do të karakterizojnë motin në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijoje me të njëjtat kushte meteorologjike, ku moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat verilindore, të cilat do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshim në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të tyre në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det (kryesisht në Jon), duke arritur shpejtësi deri 38 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor. Për pasojë, dallgët në brigje detare do të jenë 3 ballë.

Europa

Vendosja e një qendre ciklonare në Veri të kontinentit si edhe kalimi i një sistemi frontal nga Britania drejt Skandinavisë, do të bëjë që në këto rajone të dominojnë vranësirat dhe shirat.

Herë pas here do të ketë fuqizim në shkallë lokale të vranësirave duke gjeneruar shira intensive në intervale të shkurtra kohore. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet edhe Europa Qendrore.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në Europën Jugore dhe vendet Mesdhetare. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit