
Vijon turi i suksesshëm i Al Bano dhe Romina Power. Është cilësuar si një sukses botëror që po kontribuon në afrimin gjithmonë e më shumë të dy ish bashkëshortëve. Më 5 gusht ata kanë improvizuar përpara publikut të tyre një kërcim romantik.
Ka qenë një ftesë momentale e bërë nëpërmjet dorës së Al Banos dhe të dy janë gjetur pranë njëri-tjetrit duke kërcyer. Është një gjest prej zotërie i Al Banos, i cili tregon për afeksionin dhe ndjenjës pozitive që përjeton ende nga ish bashkëshortes, deri në atë pikë sa nuk i qëndron dot larg.
Në fund, nëpërmjet një largimi të lehtë ndahen nga njëri-tjetri, largohen, por duart e tyre vijojnë të qëndrojnë të bashkuara. Ju ftojmë të klikoni më poshtë për të parë të gjitha fotot e kërcimit. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





