Transmetuar më 09-08-2014, 10:44

Skena e shtrigës Cordelia që bën dashuri në një rreth zjarri të rrethuar nga gjarpërinj, ka qenë një nga skenat më sugjestive të sezonit të tretë të “American Horror Story”.

Kjo nuk ka qenë një skenë shuam emocionuese për aktoren Sarah Paulson, e cila, e ftuar në Late Night me Seth Meyers, ka thënë: “Më është dashur të pi tekila, pasi isha shumë e nervozuar. Ishte një gjarpër në veçanti, i cili më afrohej shumë dhe më kishte zënë frika”.

“Gjarpri quhej Butter. Ai ndihej shuam rehat në trupin tim, pasi më fuste gjuhën në hundë herë pas here. Isha në qendrën e një rrethi zjarri, e rrethuar nga gjarpërinj që më vinin rrotull nga çdo drejtim. Njëkohësisht duhej edhe të aktroja. Ishte e vështirë për mua”, ka thënë aktorja Paulson. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit