
Tiranë, 9 gusht 2014, NOA.al – Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit Amerikan Obama, për ndërhyrjen ushtarake në Irak kundër ekstremistëve Islamik, të cilët, sipas PD-së kanë ndërmarrë një fushatë shfarosëse kundër minoriteteve të tjera duke përbërë një kërcënim serioz për Irakun, rajonin dhe më gjerë.
“Partia Demokratike qëndron krah për krah partnerit tonë strategjik në mbrojtje të parimeve themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas kësaj partie, shqiptarët solidarizohen plotësisht me dhimbjen e komuniteteve fetare dhe etnike që janë nën shënjestrën gjenocidiale të ISIS, si një komb që e ka ndjerë në lëkurë genocidin mbi baza etnike në Kosovë, ashtu si kurse ka njohur mbështetjen e drejtë dhe bujare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë Europiane dhe më gjerë.
“Opozita i bën thirrje qeverisë të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe kontributin e saj në mbështetje dhe përkrahje të partnerit tonë strategjik në ndërhyrjen e drejtë ushtarake për qëllime humanitare në Irak”, përfundon deklarata e Partisë
Demokratike. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





