Transmetuar më 08-08-2014, 19:01

Shkodër, 8 gusht 2014, NOA.al –  124 parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa, janë asgjësuar gjatë ditës së sotme në Shkodër. 114 parcela me 14797 rrënjë bimë narkotike janë identifikuar dhe asgjësuar në fshatrat Pult, Gjuraj dhe Baks, Komuna Pult, e rrethit Shkodër.

Ndërsa 10 parcela të mbjella me 2600 rrënjë janë sekuestruar fshatin Shkrel, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit