
Pogradec, 8 gusht 2014, NOA.al – Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak më parë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Linit, në Pogradec.
Deri në këto momente mësohet se roja i një policie private, i identifikuar si Vrenos Xhelo, ka qëlluar me armë zjarri mbi pronarin e tij, Shemshedin Sulollari dhe më pas ka drejtuar armën drejt vetes.
Deri në këto momente nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bllokuar armën e krimit. Po hetohet më tej për zbardhjen e detajeve. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





