
Nëse doni sy shqiponje për gjithmonë, mjekët këshillojnë të pasuroni dietën tuaj me vitaminën A. Shqisa e shikimit fillon të dobësohet me kalimin e viteve prandaj, parandalimi është në dorën tonë.
Vitamina A gjendet te ushqimet me prejardhje shtazore si mishi, veza, bulmeti. Ndërkohë që para-ardhësi i saj -beta karoten- gjendet te zarzavatet jeshile dhe ato me ngjyra të theksuara.
Lakra e kuqe përmban me shumicë këtë vitaminë. Një nga avantazhet e lakrës me ngjyrë të kuqe (krahasuar me jeshilen), është pikërisht përmbajtja e saj më e lartë në antioksidantin beta -karoten.
Më poshtë keni një recetë të thjeshtë
-lakër e kuqe e grirë në fije
-bajame ose arra të grira
-mollë jeshile të grira
-susam
I përzieni në një enë.
Salca:
-1/2 kupë manaferra, 2 lugë të mëdha uthull molle, 2 luge të mëdha lëng limoni & 4 lugë të mëdha vaj ulliri. I bluani përbërësit e salcës dhe ja hidhni lakrës së kuqe.
Sado e çuditshme mund t’ju duket, një sallatë e tillë mund të konsumohet edhe si zgjedhje ideale për mëngjes. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





