
Fier, 8 gusht 2014, NOA.al – Një 43 vjeçar akuzohet nga policia se ka mbajtur peng për më shumë se dy orë në banesën e tij, kushëririn dhe nusen e këtij të fundit.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Kafaraj, Fier, kur L.T., 43 vjeç ka thërritur në shtëpinë e tij djalin e xhaxhait A.T., për të sqaruar një konflikt mes tyre.
Sipas policisë, A.T., dyshohet se kishte rrahur xhaxhanë e tij, pas një sherri për motive pronësie. 43 vjeçari ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj babait të tij, duke thërritur në shtëpi kushëririn.
Ky i fundit ka shkuar bashkë me nusen tek banesa e djalit të xhaxhait. Sapo kanë hyrë në shtëpi, 43 vjeçcari i ka mbajtur të mbyllur në banesë, për më shumë se dy orë duke ushtruar ndaj kushëririt dhe nuses së tij dhunë psikologjike dhe fizike.
Polica tha për NOA.al se autori është hakmarrë për dhunën e ushtruar ndaj babait të tij. Ndaj 43 vjeçarit kanë nisur hetimet në gjendje të lirë, ndërsa kushëriri dhe gruaja e dhunuar bënë denoncim në polici./k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





