Transmetuar më 08-08-2014, 13:59

Zbeh simptomat e kancerit dhe parandalon shfaqjen e tij. Mjafton të pini një kokërr aspirinë çdo ditë dhe mund të zbehni ndjeshëm mundësinë për tu formuar kanceri në aparatin tretës deri në 35% dhe shkallën e vdekshmërisë deri në 50%.

Është ky rezultati i një studimi britanik i botuar në revistën shkencore “Annals of Oncology”, gjatë të cilit u analizuan për 10 vjet një grup personash të prekur nga tumori, të cilët ishin prekur nga kanceri në zorrën e trashë dhe në stomak.

U vu re se tek ata që kishin pirë rregullisht aspirinë, shkalla e vdekshmërisë ishte përgjysmuar.

Studiuesit deklaruan se përdorimi për një kohë të gjatë i aspirinës ka efekte pozitive lidhur me tumorin, duke parandaluar shfaqjen e tij.

Jack Cuzick, autor kryesor i studimit shprehet se një kokërr të tillë e merr edhe vetë çdo ditë, pasi përveç dobisë nuk ka efekte të tjera./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit