
Një kërkim shkencor ka treguar se pija që deri më tani ishte konsideruar si shkaku kryesor i dekadencës dhe rënies së imunitetit njerëzor, pra alkooli, ndihmon me të vërtetë shumë në stimulimin e kreativitetit.
Ata që kanë dalë në këtë përfundim kanë qenë shkencëtarët në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Chicago-s, pas një eksperimenti që ka përfshirë disa persona.
Një pjesë të grupit i është dhënë të pijë vodka deri në masën 0.75, brenda limitit të lejuar sipas ligjit në SHBA. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar Remote Associates Test (RAT), i cili është një test që bazohet në veprimtarinë mendore.
Ky është një test i cili përdoret për të përcaktuar kreativitetin potencial të një individi. Rezultati? Ai që kishte pirë më shumë vodka ka arritur të shënojë një pikë më shumë, në më pak kohë, sa i takon krijueshmërisë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





