
Stilistja dhe gruaja e të famshmit David Beckham, Victoria Beckham, ka vendosur të zbrazë dollapët dhe të japë për bamirësi të gjitha veshjet e saj.
Ato janë 600 veshje, përgjithësisht fustane, të krijuara nga stilistët më në zë në botë dhe mbajnë përmasat e Victorias. Gjithë dëshira dhe iniciativa e saj ka nisur nga një udhëtim.
Në muajin shkurt të këtij viti, gjatë një udhëtimi në Afrikë, Victoria është takuar me Mitch Besser, themeluese e “mothers2mothers”, një shoqatë jofitimprurëse, e cila merret me strehimin dhe kujdesin ndaj nënave të dhunuara.
“Ajo është femra më e mrekullueshme që unë kam njohur ndonjëherë në jetën time. Sapo u ktheva në shtëpi hapa dollapin dhe mendova: “Çfarë mund të bëj?” Kështu vendosa t’i shes të 600 veshjet që kisha dhe të mos i mbaj për time bijë, Harperin, kur të rritet, por ti jap të gjitha lekët për bamirësi”, ka thënë Beckham. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





