Transmetuar më 07-08-2014, 16:40

Në bregun lindor të Sardenjës, në Itali janë vënë re disa kandilë deti të mëdhenj, me përmasa deri në gjysmë metri.

Ky “pushtim” i ujërave nga këto gjallesa janë vëzhguar dhe fotografuar rreth 100 metra larg bregut të detit, ku pushojnë mijëra turistë në plazhin Ogliastra.

Këtë vit, në të gjitha plazhet e detit Mesdhe do të vihet re rritje e madhe e numrit të kandilëve të detit për shkak të  ngrohjes globale, por edhe të peshkimit intensiv, i cili largon ushqimin në thellësitë e ujërave të deteve dhe i detyron gjallesat të afrohen në breg. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit