Transmetuar më 07-08-2014, 14:33

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Në pjesën e dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët në zonat malore verilindore dhe juglindore ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të kthjellët. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit por në vlerat maksimale do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë deri në 2 ballë.

Europa

Vendet e Europës veriore dhe veriperëndimore do të jenë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për pasojë, vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë dominuese. Po ashtu si pasojë e vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik në qendër të Europës do të bëjë që dominuese të jenë vranësirat dhe rrebeshet e shiut. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit parashikohet për Ballkanin Lindor ku shirat do të jenë të pranisme por në sasi të pakta. Ndërsa Europa jugperëndimore, Juglindore si dhe një pjesë e Mesdheut do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit