
Lezhë, 7 gusht 2014, NOA.al- Një 14-vjeçar ishte bërë dëshmitar i dhunës sistematike që babai ushtronte ndaj nënës së tij. Ditën e djeshme i mituri i ka dalë përpara nënës për ta mbrojtur nga babai i cili mbante në dorë një thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejmen të Lezhës kur Bib Marku, 57 vjeç ka tentuar të qëllojë me thikë djalin e tij E.M., 14 vjeç. Sipas policisë sherri kishte nisur mes bashkëshortëve.
57-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij L.M., 52 vjeçe, ka tentuar të vrasë edhe djalin i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.
“Të lutem mos e vrit mamain, më qëllo mua, mos më lër pa nënë”, i është lutur i mituri babait. Fqinjët kanë dëgjuar britmat e të miturit dhe njoftuan policinë. Marku është bllokuar nga fqinjët dhe më pas u arrestua nga policia.
Sipas policisë 57-vjeçari ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas së tij për motive të dobëta. Ai u izolua në komisariat për akuzën e “Dhunës në familje”./k.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





