Transmetuar më 06-08-2014, 21:12

Ky është Whiskey, maçoku i verbër i cili po lufton për titullin "maçoku mëi vjetër në botë" pasi i duhet vetëm një muaj për t’u bërë 29 vjeç. Ai ka lindur më 11 shtator 1985.
Maçoku bardh e zi, i cili ka jetuar 29 vjet që i bie ekuivalent me 128 vjet që një njeri ka jetuar, duket që ka përdorur një nga 9 jetët e tij pasi i ka shpëtuar një zjarri të rrezikshëm që ka rënë në shtëpinë e tij.
Pronarja e maçokut, Lorraine Arnott, 33 vjeç, ishte vetëm 5 vjeç kur Whiskey lindi dhe thotë që janë rritur së bashku. "Ai është pjesë e jetës sime dhe ne nuk mund të jetojmë të ndarë", tha ajo. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





