Ato janë mbi 60 vjeç dhe janë bërë pjesë e fushatave fashion&beauty. Më poshtë do të gjeni nga Charlotte Rampling te Isabella Rossellini e deri tek Jessica Lange. Janë të bukura si një herë e një kohë e mbase edhe më shumë.
Jessica Lange është 65 vjeç dhe është protagoniste e fushatës së re të Marc Jacobs Beauty.
Charlotte Rampling është 68 vjeç dhe është fytyra e re e fushatës Nars, e cila prezanton një buzëkuq të ri.
Twiggy është 64 vjeç dhe është bërë imazhi i ri i Olay.
Thuhet se Joan Collins ka bërë një pakt me djallin për të ngelur përherë e re dhe për të kuptuar këtë mjafton të shikosh një foto të sajën. Ajo është 81 vjeç dhe është zgjedhur si modele në brandin Alexis Bittar.
Isabella Rossellini është 62 vjeç dhe po realizon fushatën e re të Bulgari.
Lauren Hutton është 71 vjeç dhe është protagoniste në fushatën e JCrew. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





