Transmetuar më 06-08-2014, 11:43

Quhet Yamin Abu Jabir dhe është vetëm katër vjeç, fëmija simbol i konfliktit në Gaza, i cili mban me vete shpresën e rilindjes.

I deklaruar i vdekur, ashtu si pjesa tjetër e familjes së tij, vogëlushi u gjet nga të afërmit në një spital, pas pesë ditësh kërkimesh.

Familja e tij u shua pas një sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Bureij, në Rripin e Gazës.

Ashtu si 22 pjesëtarë të tjerë të familjes së tij edhe Yamin mendohej se kishte vdekur mes rrënojave. Por trupi i tij nuk u gjet asnjëherë, kështu që nisën kërkimet spital më spital.

Vogëlushi ndodhej i shtruar me njërin krah të fashuar dhe fytyrën e dëmtuar.

“Kur spitali i parë ku u dërgua Yamin u bombardua, e mora në krah dhe e dërgova në spitalin e Shifa”, tregon Muhammad Abu Zeid, një vullnetar i ri, i cili i qëndroi pranë të voglit me shpresën se ndonjë i afërm do mund ta merrte./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit